Origi nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Divock Origi ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool-in, duke iu dhënë fund zërave se do të largohet këtë verë nga “Anfield Road”.

Heroi i Të Kuqve në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve kishte hyrë në vitin e tij të fundit në kontratë, por tani ka vendosur që ta zgjasë aventurën me kampionin e Evropës.

Burimet i kanë thënë mediumit Goal se nuk do të ketë klauzolë lirimi në kontratën e tij, pasi që Liverpool ka plane afat-gjata për belgun.

Të ngjashme