Ortizi e nokauton për 45 sekonda amerikanin Flores

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kuban i peshës së rëndë, Luis Ortiz, e ka arritur një fitore të shpejt mbrëmë në Los Angeles. Ortizit iu deshën vetëm 45 sekonda për ta mposhtur me nokaut amerikanin Alexander Flores.

Ish-sfiduesi i titullit të botës e goditi Floresin në trup dhe Flores nuk ishte në gjendje ta vazhdonte meçin. Për Ortizin 41-vjeçar është fitorja e 32-të në karrierë (27 KO), karshi dy humbjeve. Të dy humbjet i ka nga Deontay Wilderi në përballjet për titull bote.

Floresi ka pësuar humbjen e tretë në karrierë karshi 18 fitoreve e një barazimi.


Të ngjashme