Oscar Tarensi mund t’i bashkohet Manchester City-t

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Sipas Sport, skuadra Manchester City është e vendosur të nënshkruajë kontratë me futbollistin Oscar Tarensi.

Marrëveshja pritet të realizohet në fund të këtij muaji, porsa futbollisti t’i ketë mbushur 16 vjeç, gjë që do t’ia mundësoj atij të transferohet në skuadrën angleze, shkruan Goal.

Për shkak të aftësive të shkëlqyera, menaxheri Pep Guardiola ka kohë që po monitoron lëvizjet e të riut Tarensi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme