Osmani dhe Baruti fitojnë medalje në Kupën e Botës në Karate

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Rinesa Osmani dhe Rigon Baruti fituan sot medalje në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve në karate, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Osmani fitoi medaljen e argjendtë për juniore, kategoria -59 kg, ndërsa Baruti të bronztën për junior, kategoria -68 kg.

Të premten, medaljen e argjendtë e fitoi edhe Ensar Zejnullahu, grupmosha e kadetëve të rinj U14, kategoria +55 kg.

Garat nga afër i ndoqi edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Drejtësinë e ndanë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë, Ardian Muhadri e Astrit Ndrecaj.

Të ngjashme