Osmani para ndeshjes Kosovë-Spanjë: Zemrat e mendjen i kemi me ju

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Listës “Guxo” Vjosa Osmani ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës pak para ndeshjes me Spanjën.

Osmani në shkrimin e saj thotë se sonte zemrat dhe mendja është me futbollistës e Kombëtares.

“Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.E gjithë Kosova sonte jemi një!” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari!

Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës.

Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim.

Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju.
Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.

E gjithë Kosova sonte jemi një!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme