Osvaldo: Qava dhe doja të vdisja pse Italia s’më mori në Botërorin e Brazilit

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një interviste të dhënë për TNT Sports, Pablo Daniel Osvaldo ka folur edhe për kombëtaren dhe për grumbullimin e munguar në Botërorin e Brazilit në 2014-n, kur Cesare Prandeli, trajneri i Italisë në atë kohë, vendosi të mos e thërriste pavarësisht se sulmuesi kishte qenë për një kohë të gjatë një element shumë i rëndësishëm i ekipit.

“Kam shënuar 6 ose 7 gola në fazën kualifikuese, isha titullar dhe kisha fanellën me numrin 10, por më la jashtë sepse gazetat kanë thënë se unë isha argjentinas dhe duhej grumbulluar dikush tjetër”, ka thënë Osvaldo, i cili është kthyer kohët e fundit të luajë për Banfield. 

“Kam qarë për atë Botëror, doja të vdisja sepse e meritoja të shkoja në Brazil. Pasi skuadra kishte mbërritur në Brazil, Pirlo më dërgoi një fotografi të hotelit. Imagjinoni si ndihesha”.

“Shpresoj të jetë duke e kaluar shumë keq karantinën, kur më mori në telefon për të shkuar te Galatasaray, i thashë se nuk do të kisha pranuar as për 50 milionë euro. Gjëja e shëmtuar ka qenë se e kam mësuar nga gazetat se nuk isha grumbulluar, nuk më ka marrë as në telefon, jam ndier shumë keq”, ka thënë Osvaldo.

Të ngjashme