Owen tregon se Shaqiri i ka thënë që parapëlqen të luajë në pozicionin e 10-shit

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Ish sulmuesi i Liverpool, Michael Owen ka treguar për një bisedë që ka pasur me futbollistin e këtij klubi tash, Xherdan Shaqiri.

Në këtë bisedë Shaqiri, siç ka thënë Owen, ia ka shprehur atij dëshirën se në cilën pozitë do të parapëlqente të luante në Anfield, shkruan Hitc.com.

“Nëse do të duhej të zgjidhja, do të zgjedhja të luaja më në qendër, si një 10-sh”, ka thënë 27 vjeçari, sipas Owen.

Shaqiri ka shënuar dy gola dhe poashtu ka kontribuuar me dy asistime në 381 minuta që zhvilluara në Premier League si dhe një me një asistim në Champions League.

Që prej transferimit në afatin veror Shaqiri ka pasur ngritje të formës në Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme