Skuadra Arsenal dëshiron që ta shkarkojë sulmuesin me origjinë turke, Mesut Ozil.
Sipas Mirror, Ozil ka frikë se ai mund ta ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit me Topçinjtë, shkruan Goal.
Futbollisti 30 vjeçar ka pasur vetëm dy paraqitje për Topçinjtë gjatë këtij sezoni.
Është menaxheri Unai Emery ai cili nuk e sheh Mesut Ozilin si të përshtatshëm për sistemin e tij; prandaj dëshiron që ta largojë atë gjatë janarit.