Ozil: Ende nuk kam mbaruar, mos më krahasoni me askënd

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 12:52 | Nga

Mesut Ozil është i vetëdijshëm për krahasim e bërë me legjendën e Arsenalit, Dennis Berkmapit, mirëpo ka thënë se ende ka punë për ta marrë statusin si legjendë e klubit londinez.

Berkamp ka qenë pjesë e Arsenalit për nëntë vite, nga viti 1995 deri më 2006, duke i shënuar 120 gola dhe duke i fituar tre tituj të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

“Tifozët më kanë përkrahur gjithmonë që prej se kam ardhur këtu para pesë vjetëve, dhe për shkak të kësaj, unë e kam pasur mundësinë që të luajë në pozitën time të preferuar”, ka thënë ai.

“Gjithmonë dua ta kontrolloj ndeshjes, të ofroj asistime dhe ta ndihmoj skuadrën time#.

“Më kanë thënë për shumë vite se kështu ka luajtur edhe Berkampi. Sigurisht kjo më bën që të ndihem krenar dhe është një nderë që krahasohem me një legjendë si ai”.

“Por unë nuk dua që të krahasohem me dikë. Unë kam stilin tim dhe e kam pasur këtë stil që nga fëmijëria. Jam krenar me këto krahasime, mirëpo unë jam Mesut Ozili dhe ende nuk kam mbaruar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme