Ozil interesohet për blerjen e klubit turk, do t’i kushtojë një milion e gjysmë

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Mesut Ozil ka filluar të mendojë për jetën e tij pasi të mbyllë karrierën prej futbollisti.

Mesfushori turk aktualisht po aktivizohet me skuadrën e Fenerbahce, por atje po vëzhgon në përgjithësi futbollin turk.

Raportimet e ‘Bild’ bëjnë të ditur se Mesut Ozil është i interesuar të blejë klubin turk, Corum FK, përcjell lajmi.net.

Corum luan në divizionin e tretë të futbollit turk, dhe Ozil synon ngritjen e këtij klubi.

Sipas raportimeve, një blerje e tillë do t’i kushtonte Ozilit 20 milionë lira turke, që përkthehen si 1,330,100.00 euro.

Të ngjashme