Ozil ka të ardhme në Arsenal

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenal, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil ka të ardhme në Emirates Stadium.

Një gjë të tillë ai e ka thënë pavarësisht se gjermani nuk është duke u pëlqyer kohët e fundit, e që nga 11 nëntori është paraqitur në vetëm një ndeshje, shkruan Goal.

Ozil ka qenë i lidhur me disa klube që prej zëvendësimit për “arsye taktike” në ndeshjen e Kupës. Për të janë përmendur se janë të interesuar ish skuadra e tij Real Madrid por edhe Inter nga Italia.

“Po, pse jo”, ka qenë përgjigja e Emery kur është pyetur nëse Ozil ka të ardhme te Topçinjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme