Ozil në Man United?

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 11:10 | Nga

Man United e dëshiron Ozilin në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Manchester do të bëjë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, këtë afat kalimtar.

Gjermani mund të largohet me parametra zero nga “Topçinjtë” në fund të sezonit, por United do të ofrojë një shifër të konsiderueshme dhe të pranueshme për Arsenalin për ta marrë lojtarin në janar.

Duke parë mundësinë se Arsenali mund ta humbasë falas lojtarin në verë, atëherë vështirë se mund ta refuzojnë ofertën e “Djajve të Kuq”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme