Ozil: Nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Mesut Ozil thotë se kurrë nuk do të pendohet pse iu bashkua Arsenalit, klubit me të cilin i prishi marrëdhëniet dhe nga i cili pritet të largohet së shpejti.

Ozil iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në verën e vitit 2013, për një shumë prej rreth 45 milionë euro.

Ai u tregua menjëherë i suksesshëm në Londrën veriore, duke i ndihmuar klubit ta fitojë FA Cup tri herë dhe Community Shield një herë. Në edicionin 2015/16, ai u zgjidh lojtari i sezonit.

Megjithatë, në vitet e fundit, roli i Ozilit është shkatërruar deri në pikë saqë trajneri Mikel Arteta e ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij në çdo garë këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme