Ozili thyen një rekord në Premier Ligë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Goli i yllit të Arsenalit të hënën në mbrëmje ka bërë që ai të jetë gjermani me më së shumti gola në Premier Ligën e angleze.

Mesut Ozil ka hyrë në histori me golin e tij të hënën, pasi që mesfushori i Arsenalit bëhet lojtari gjerman që ka shënuar më së shumti gola në histori te Premier Ligës.

Ozil shënoi golin e barazimit në ndeshjen kundër Leicester City, duke barazuar atë më rezultat 1-1, pas një asisti të Bellerine.

Me këtë gol, Ozil arrin në kuotën e 30’të golave në karrierën e tij në Premier Ligë, duke marrë vendin e parë si gjermani me më së shumti gola në histori të ligës.

Mesfushori e mori kryesimin pasi që ishte afër me Uwe Rosler dhe Jurgen Klinsmann, të cilët kishin shënuar 29 herë gjatë kohës së tyre në Premier Ligë.

Klinsmann, fillimisht me Tottenham, kishte pasur një sezon të mirë të shënimin të golave, ku kishte shënuar 21 gola gjatë sezonit 1994-95 dhe ende është njëri prej më të mirëve në histori të këtij klubi por edhe gjermanëve në Premier ligë.

Ai vazhdoi shënimin e golave edhe më 1997-98, por u ikthye në klubin e tij në Bayern Munich dhe mandej në Sampdoria.

Rosler shënoi 29 gola për Manchester Cityn gjatë viteve 1993 dhe 1996 me më së shumti gola, 15 gjatë sezonit 1994-95 para se klubit të binte nga liga një sezon më vonë.

Ai u kthye përsëri në Premier Ligë si lojtar i Southamptonit më 2000, por dështoi për të shënuar në 24 ndeshje.

Listën prej top pesë golashënuesve e mbyllin Robert Huth më 19 gola, Lukas Podolski më 19 dhe Michael Ballack më 17.

Në total, 32 gjermanë kanë shënuar së paku një gol në histori të Premier Ligës.

Goli i Ozil bëri që mesfushori i Arsenalit ta mbajë formën e mirë, pasi që deri me tani ai ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë, më shumë se 22 paraqitjet e tij në ligë sezonet e kaluara.

Forma e tij e fundit tregon se ai mund ta kalojë sezonin e tij më tetë gola gjatë sezonit 2016-17 derisa një sezon më parë ai nuk kishte shënuar më shumë se katër gola.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme