Pa fitues në 90 minuta, ndeshja Zvicër-Spanjë shkon në vazhdime

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

S’ka fitues pas 90 minutave, Zvicra vs Spanja shkon në vazhdime. Është mbyllur 1-1 koha e rregullt mes Zvicrës dhe Spanjës dhe ndeshja tani do të shkojë në vazhdime.

90 minuta nuk kanë mjaftuar që të mësohet gjysmëfinalisti i parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” dhe kështu, Zvicra dhe Spanja do të kërkojnë biletën në 30 minuta vazhdime, apo pas penalltive.

Pjesën e parë dominoi më shumë Spanja dhe kështu e gjeti golin e epërsisë në minutën e tetë, që u shënua si autogol pas devijimit të Zakarias. 1-0 për Spanjën u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Zvicra u duk krejt tjetër skuadër dhe pas një loje të bukur dhe disa tentimeve, e gjetën golin e barazimit, shënoi për 1-1 Xherdan Shaqiri për 1-1 në minutën e 68’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme