Pa gjasa për kualifikim, por U21-shat shqiptarë festojnë si të çmendur fitoren ndaj “vëllezërve”

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria e 21-vjeçarëve ka mposhtur me rezultatin 2-1 moshatarët e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Golat për kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u shënuan nga Shaqir Tafa (76’) dhe Arbnor Mucolli (81’), ndërsa për Kosovën realizoi Blend Baftiu (90’).
Pas ndeshjes Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar video të lojtarëve kuqezinj që festojnë në dhomat e zhveshjes.

Pas kësaj fitoreje, e para në 5 ndeshje Shqipëria renditet në vendin e katërt në kuotën e 5 pikëve, dhe pothuajse pa gjasa për kualifikim. Ndërsa Kosova ka 6 pikë në 4 ndeshje dhe mban gjallë shpresat për të qenë pjesë e Evropianit.

.

Të ngjashme