Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Kosovë – Angli

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll po barazon ndaj Anglisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar pa gola. Në të vërtetë lojtarët e Anglisë kanë sulmuar vazhdimisht, por mbrojtja e Kosovës nuk ka dështuar deri më tani. Me disa pritje është shquar portieri Florjan Smakiqi.

Ndeshja i takon eliminatoreve për “Euro 2021”. Po luhet pa praninë e shikuesve. Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi ka pasur telashe të mëdha me formimin e ekipit, për shkak të mungesave të shumta.

Të ngjashme