Pachuca, akademia që po synon të bëjë Meksikën fuqi botërore

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 18:55 | Nga

Në katin përdhese të konviktit të njërës prej akademive më të suksesshme të futbollit në Meksikë, u mblodhën disa djem të moshës së shkollës fillore javën e kaluar për të shikuar ndeshjen që Kroacia e fitoi thellë ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Ata kishin fanella të portokallta dhe brekë të zeza të Pachucas, një klub profesionist i futbollit, akademia e të cilit i ka dhënë përfaqësueses së Meksikës disa prej yjve më entuziazmues për Kupën e Botës.

Hirving Lozano 22-vjeçar është një superyll në rritje në përfaqësuesen e Meksikës, ndërsa quhet “Chucky”, sipas një karakteri të filmit horror, pasi fshihej me synim për të frikësuar bashkëlojtarët e tij në akademi. Ai dhe dy lojtarë të tjerë të shquar të dalë nga Pachuca, Erick Gutierrez 23-vjeçar dhe Hector Herrera 28-vjeçar, përfaqësojnë valën e re të talenteve që kanë ndihmuar Meksikën të shkëlqejë në botërorin “Rusia 2018”.

Djemtë në këtë akademi shpresojnë që jo vetëm të arrijnë në përfaqësuese, por që një ditë po ashtu të kthejnë Meksikën në atë që aspiron për kohë të gjatë: një superfuqi e futbollit në skenën botërore. Meksika nuk ka kaluar 1/8 e finales së Botërorit që nga viti 1986.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme