Pacolli ngushëllon familjen e Florijana Ismailit

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar me rastin e gjetjës së trupit të pajetë të futbollistes zvicerane me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili, e cila nga dita e shtunë ishte raportuar e zhdukur afër liqenit Como në Itali.

Pacolli u shpreh shumë i pikëlluar për marrjen e lajmit të hidhur për 24 vjeçaren.

“Vetëm 24 vjeç do të na lërë. Është me pikëllim të madh që marr informatën e fundit për Florijanën.

Kryediplomati kosovar ngushëlloi familjen Ismaili për humbjen e vajzës së tyre.

“Mendimet e mia shkojnë tek familja, miqtë dhe ekipi kombëtar zviceran i femrave. Ngushëllimet më të sinqerta!”.
Florijana Ismaili ishte futbolliste e kombëtares zvicerane për femra si dhe kapitene e skuadës së femrave të Young Boys.

Trupi i saj i pajetë u gjet sot nga autoritetet italiane të cilën e kishin nxjerrur trupin nga 204 metra thellësi në Liqenin Como.

Të ngjashme