Pajtim Kasami shënon supergol te Baseli, Edon Zhegrova asiston

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Pajtim Kasami siç duket e ka gjetur shumë mirë vetën te Baseli, pasi po shënon rregullisht me këtë skuadër.

Baseli ka marr fitoren e radhës në kampionat, duke e mposhtur Luzernin si mysafir me rezultat 2-1.

Kasami e shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 36-të, pasi mori një pasim nga Edon Zhegrova, duke kaluar pastaj një lojtar dhe me një goditje të bukur nga jashtë zonës gjeti rrjetën.

Ky ishte goli i gjashtë në këtë kampionat për mesfushorin shqiptar.

Baseli me këtë fitore mban vendin e dytë në renditje me 23 pikë. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme