Pak ditë pasi i dha lamtumirën Realit, Zidane merr ofertë bombastike -50 milionë euro në vit!

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 11:39 | Nga

50 milionë euro në vit, kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares.
Biznesmeni i njohur Botëror, miliarderi, Naguib Sawiris, ka lëshuar bombën e ditës.

Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme.

Sipas asaj që raporton MARCA duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar ZIdanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si nikoqir, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.

Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm 2 viteve e gjysmë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e nëntë në stolin e Los Blancos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme