Palace interesohet për Gabigolin

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Premier League, Crystal Palace ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit brazilian Gabriel Barbosa që njihet ndryshe si Gabigol.

Lajmi është bërë i ditur të martën në mediumet angleze. Sulmuesi 23-vjeçar, është pjesë e Flamengos ku po luan i huazuar nga Interi. Këtë vit, ai ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje kurse te Palace shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe zëvendësim ideal për Wilfried Zahan që pritet të largohet në janar, transmeton Koha Ditore.

Palalce është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim për Gabigolin, i cili ka kontratë me skuadrën e Interit deri në qershorin e vitit 2022. Ai karrierë ka bërë edhe te Santosi e Benfica.

Të ngjashme