Pamje kur Policia e Kosovës nxjerr jashtë stadiumit këngëtarin kosovar

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë detyruar që të mos i lejojnë hyrjen në stadium një të riu.

Këngëtari “Noga” është nxjerrë jashtë nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pasi me vete pati gjëra të cilat nuk lejohet në përcjelljen e një ndeshje futbollistike.

Sipas burimeve të Indeksonline i njëjti ka rezistuar që të kontrollohet nga pjesëtarë policor kësisoj edhe ka mbetur jashtë stadiumit.

Në një video shihet se si i njëjti rezistonte në drejtim të policisë, madje doli duke ngritur zërin e duke i drejtuar gishtin policëve.

Të ngjashme