Pamje nga momenti kur tifozi shqiptar futet në fushë dhe shkon për ta përqafuar Benzeman

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Një tifoz shqiptar është bërë protagonist mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Në fakt, tifozi në fjalë i kaloi reklamat dhe iu iku gardave të sigurisë për të marshuar drejt fushës së blertë, me ç’rast e shfaqi flamurin kombëtar shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

Ai iu shmang sigurimit me vrap dhe shkoi tek Karim Benzema, të cilin e përqafoi, para se të largohej më pas nga sigurimi.

E pamjet e futjes në fushë të tifozit shqiptar mund t’i shihni duke klikuar KETU

Real Madridi bëri përmbysje të madhe ndaj Manchester Cityt duke fituar me rezultat 3:1, i cili ishte i mjaftueshëm për të shkuar në finalen e Parisit, e cila do të luhet më 28 maj, e ku për kundërshtar do ta ketë Liverpoolin. 

Të ngjashme