Pamje nga stërvitja e parë e Realit pas pandemisë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka nisur të hënën përgatitjet për rinisjen e sezonit në Spanjë.

Lajmi i mirë është se Eden Hazard është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, para rifillimit të mundshëm të sezonit 2019/20 në La Liga muajin e ardhshëm, duke e lënë prapa lëndimin e rëndë.

Hazard e theu nyjën e këmbës gjatë humbjes së Madridit 1:0 kundër Levantes më 22 shkurt, dhe u detyrua të operohej para se sezoni të pezullohej shkaku i pandemisë koronavirus.

29-vjeçari e ka ndjekur një program të rreptë riaftësimi gjatë qëndrimit në karantinë por tani mund të stërvitë bashkë me shokët e skuadrës.

Ai u fotografua sot duke stërvitur në qendrën stërvitore të Real Madridit përkrah bashkëlojtarëve.

Në stërvitje është shfaqur edhe Marco Asensio, që gjithashtu ka lënë prapa lëndimin e rëndë, raporton Gazeta Express.

Lojtarët e Realit u stërvitën te veçuar, për më shumë shikoni videon më poshtë.


Të ngjashme