Pamje: Përleshje brutale mes tifozëve, 9 të lënduar

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve mes tifozerive të Saint-Etienne e Lyon.

Incidentet kanë ndodhur të shtunën në qendër të Lionit, në kohën kur një grup ultrasish të Saint-Etienne ka vendosur të injorojë ndalimin e transfertës në prag të ndeshjes në program për tu luajtur sot në stadiumin Parc OL.

Mes dy skuadrave ka një rivalitet historik, që lidhet me afërsinë prej vetëm 60 kilometrash mes dy qyteteve.

Nëntë mbështetës të Saint-Etienne kanë mbetur të plagosur gjatë rrahjes mes tifozerive e tre prej tyre janë dërguar në spital me plagë të lehta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme