Pamjet e reja tregojnë se Ronaldo arriti shpejtësi marramendëse para se të shënojë golin e dytë

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo arriti një shpejtësi maksimale prej 32.5 km/orë gjatë takimit debutues të tij mes Manchester Unitedit dhe Newcastle United dhe është vërtet e jashtëzakonshme për t’u parë.

Ronaldo shënoi dy herë në ndeshjen e tij debutuese pas rikthimit të tij në Old Trafford për të ndihmuar Unitedin në fitoren 4-1.

36-vjeçari është një fenomen fizik dhe asgjë nuk e dëshmoi atë më shumë sesa goli i tij i dytë të shtunën pasdite.

Ronaldo u përball me sfidat nga Javier Manquillo dhe Isaac Hayden, të cilët u lanë në pluhur nga shpejtësia e portugezit.

Mediumi BBC Sport tani ka konfirmuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti shpejtësi prej 32.5 km/orë.

Sa për kujtesë, Ronaldo është 36-vjeç dhe kjo e bënë këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme. /Telegrafi

Të ngjashme