Panairi i sporteve u mbajt në Ferizaj

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 14:41 | Nga

Klube të ndryshme sportive, këtë të mërkurë performuan për disa orë në sheshin e qytetit, në kuadër të Panairit të Sporteve që po organizohet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. U tha se përmes këtij aktiviteti Qeveria e Kosovës po synon të nxjerrë sportistë të vyeshëm dhe ta largoj rininë nga dukuritë negative. Vjollca Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, tha se që nga 23 shtatori në kuadër të Javës Evropiane, gjithandej Kosovës janë duke u zhvilluar një varg aktivitetesh të ndryshme sportive.

“Edicioni i katërt i Panairit të Sportit që sot po zhvillohet në 16 komuna ka për qëllim që klubet sportive të komunës suaj të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga rruga dhe ata të joshen me sportet të cilat do t’i praktikojnë pastaj”, tha Krasniqi.

Kjo ngjarje sportive u mbështet edhe nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj. Ky aktivitet u shënua në kuadër të manifestimit “Epopeja e Jezercit”.

“Po ndihem krenare nga kupat dhe medaljet që i pashë në tavolinat e klubeve sportive me të cilat e kanë nderuar qytetin e Ferizajt, prandaj ne si Drejtori e Sporteve ndihemi krenarë për të arriturat e sportistëve të Ferizajt.

Përndryshe, sa i përket infrastrukturës sportive në Ferizaj, së fundi Ministria e Kulturës ka financuar ndërtimin e një qendre sportive në fshatin Greme, po ashtu kemi edhe zotime të tjera në përkrahjen e sportit dhe infrastrukturën e kësaj fushe shumë të rëndësishme“, tha Xhemile Murati-Shabani.

Përmes këtij panairi, u ftuan të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që t’i motivojnë fëmijët për t’u angazhuar nëpër sporte të ndryshme, ndërsa institucionet u zotuan se përkrahja qeveritare për këtë fushë nuk do të mungojë.

Image may contain: 12 people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, tree and outdoorImage may contain: 1 person, outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme