Pandemia ul vlerën e shumicës së klubeve të futbollit

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Dy gjigantët spanjollë në krye dhe klubet angleze që dominojnë në 10-she. Ky është përfundimi i arritur pas studimit të kryer nga Brand Finance për vlerën e markës së klubeve të futbollit, ose më saktë vlerën ato që kanë në treg.

Në fakt, nuk është se ka ndonjë ndryshim thelbësor: Barcelona e Liverpooli fitojnë nga një vend, Bayerni që humbet dy pozicione. Edhe në renditjen e këtij viti, asnjë ekip italian në top-10.

Gjithsesi, për shkak të krizës së Koronavirusit, ka rënie të ndjeshme në përqindje të vlerës së markës për shumicën e klubeve e rritje të lehtë për disa të tjera

. Ka humbur 13,8% (205 mln stërlina) të vlerës së markës Real Madridi, por sërish mbetet i pakonkurrueshëm në krye me plot 1 miliard e 286 milionë stërlina.

 Barcelona ka pësuar një rritje të lehtë prej 1,4% dhe duke përfituar nga rënia prej 10,7% e vlerës së Manchester United ngjitet ne vendin e dytë (1,280 miliardë stërlina).

Nuk dëmtohet nga kriza e Koronavirusit Liverpooli, që me një rritje 6% shkon në vendin e katërt me vlerë të markës 1,143 miliardë sterlina. Rënien më të ndjeshme të vlerës e ka Bayerni i Mynihut (-19,6%), çka reflektohet me rrëshqitjen e gjigantëve të Gjermanisë në vendin e gjashtë, pas Manchster City-t.

Klubi i vetëm francez në top-10 është PSG, që mban vendin e shtatë, më poshtë vijnë me radhë tri skuadrat londineze, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal. Juventusi, i renditur i 11-ti, është klubi italian me vlerën më të lartë të markës, ndërsa Interi dhe Milani vijnë më poshtë respektivisht në vendet 14 dhe 22.

Të ngjashme