Panucci befason me formacionin kundër Skocisë, Hyka dhe Basha nuk startojnë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 18:38 | Nga

Strategu italian i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka bërë disa ndryshime në formacionin startues kundër Skocisë.

Hyka dhe Basha që ishin në nivel të duhur kundër Izraelit,  kanë mbetur jashtë formacionit startues nga italiani, shkruan Supersport, transmeton Klan Kosova.

Në vend të Hykës pritet të aktivizohet mesfushori 21 vjeçar Emanuele Ndoj kurse në vend të bombarderit Migjen Basha pritet të startoj Sabjen Lilaj.

Kjo është përbërja e kuqezinjve:

Strakosha, Gjimshiti, Veseli, Binaku, Hysaj, Xhaka, Lilaj, Gavzaj, Ndoji, Memushaj, Balaj.

Shqipëria ndeshjen e sotme do ta zhvillojë si mysafire kundër Skocisë në ora 20:45

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme