Panucci: Kundër Maqedonisë do të ndryshojmë diçka

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 20:22 | Nga

Pas fitores me Lintejnshtajnin, trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka pranuar se Shqipëria kishte pasur vështirësi në ndeshjen e tij të parë në drejtim.

Sipas tij, lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. “Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Megjithatë, skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Unë kam dëshirë që skuadra të luajë mirë futboll dhe nuk më pëlqen loja me topa të gjatë”, tha Panucci.

“Nuk kam dëshirë të luaj në atë formë. Kundër Maqedonisë do të ndryshojë diçka. Të shohim se çfarë do të ndryshojmë, por tani duhet të shijojmë këtë fitore”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme