Panucci pezullon Strakoshën për shkak të “vonesës”

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha është pezulluar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, kundër Turqisë e Andorrës.

Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmas, me sfidën që përfundoi rreth orës 17:00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.

Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Christian Panucci, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit, raporton “Panorama-Sport”.

Një ngjarje e rëndë, që nuk ndodh në kombëtare të tjera, por Panucci e justifikon me dëshirën për të vendosur disiplinë të hekurt në kombëtare.

Në vend të Strakoshës do të jetë Gentian Selmani, portieri i Laçit i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme