Panucci shpall listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:22 | Nga

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor), raporton FSHF, transmeton Koha.net.

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.

Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme