Panucci tregon pengun e karrierës, flet edhe për Ronaldon

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 13:41 | Nga

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka folur për të kaluarën e tij, duke thënë se “ka bërë gabimin më të madh në karrierë” në momentin kur vendosi të largohej nga Reali i Madridit për t’u kthyer në Serinë A te Interi.

Panucci u përqendrua edhe te transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, ku shprehu besim se ylli portugez do të shkëlqejë edhe në Itali, sepse “ai e ka Championsin në gjak”.

Sipas drejtuesit të stolit kuqezi, blerja e 33-vjeçarit ishte një zgjedhje e zgjuar jo vetëm për kampionët e Italisë, por që do t’i shërbejë imazhit të Serisë A, pasi të tjerë kampionë do të ndikohen për të luajtur në elitën e futbollit italian.

Panucci e komentoi si “mëse normal” entuziazmin e tifozëve dhe mediave në momentin e prezantimit të Cristiano Ronaldos, sepse “më i miri në botë ka vajtur të luajë në Serinë A”.

Sipas trajnerit, me largimin e trajnerit Zidan dhe të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, sezoni i ri mund të jetë mjaft i vështirë për Realin e Madridit, sepse klubi spanjoll nuk do ta ketë të lehtë ti zëvendësojë pasi fitoi Champions-in tre herë radhazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme