Papa Françesku “bekon” lojtarin më të mirë në botë

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 12:06 | Nga

“Ati i Shenjtë” jep mendimin e tij për pyetjen e famshme “Cili është më i miri në botë?”, “për mua, Messi është më i mirë se Maradona dhe Pele”, është shprehur “Ati i Shenjtë”.

fituesi i “Topit të Artë” pesë herë radhazi Lionel Messi, është cilësuar si futbollisti më i mirë në histori pikërisht nga “Ati i Shenjtë”, i cili ka “bekuar” bashkëpatriotin e tij, transmeton Telesport.

Ylli i Barcelonës është krahasuar gjithnjë me të mëdhenjtë Pele dhe Diego Maradona, teksa gjithashtu prej rreth një dekade është në duel të drejtpërdrejtë me rivalin e tij të Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike dhe një tifoz i njohur i San Lorenzos, ka mbështetur hapur Leon.

“Për mua, Messi është më i mirë se Maradona dhe Pele”, është shprehur ai duke folur me një djalë të ri në një ngjarje të Ditës Botërore të Rinisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme