Para se të ngjitej në meç, Florian Marku përgaditej me këngë shqipe

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur me sukses të mbrojë titullin kampion botë në ‘IBF International’ në pesha të lehta.

“Mbretit shqiptar” iu deshën vetëm 4 raunde që të mposhtë një kundërshtar të rrezikshëm në pesha të lehta si britanikun Chris Jenkins.

Në raundin e 4-të, Marku me disa goditje e ‘gjunjëzoi’ kundërshtarin, duke detyruar kështu ekipin e tij të dorëzojë ndeshjen.

Por pak para ndeshjes me britanikun, Chris Jenkins ai është parë duke u përgaditur për meç me këngë shqipe.

Marku përgaditjen e tij e ka shoqëruar nën këngën e Butrint Imerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme