Para sfidës ndaj Man United, Klopp merr lajme shumë të mira

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Liverpool kanë dështuar që të fitojnë në 3 ndeshjet e tyre të fundit në Premierligë, duke arritur që të barazojnë 2 ndeshje dhe të humbasin ndaj Southampton.

Njëri prej probleme kryesore është se The Reds janë duke patur probleme të shumta me lëndime, sidomos në mungesën e lojtarëve me përvojë në mbrojtje.

Megjithatë, lajme të mira vijnë për Jurgen Klopp pasi që Joel Matip raportohet se do të jetë i gatshëm për sfidën kryesore të tyre ndaj Manchester United, transmeton lajmi.net.

Dyshja Jordan Henderson dhe Fabinho ndaj Southampton nuk rezultoi të jetë e suksesshme, mirëpo me rikthimin e Matip, anglezi mund të luajë në mesfushë.

Manchester United dhe Liverpool kanë pikë të barabarta (33), dhe sfida e tyre më 17 janar mund të vendosë shumë për fatin e titullit./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme