Parashikimi i Sokolit: Një kampionat cilësor dhe me shumë rivalitet

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 11:40 | Nga

Trajneri Bylbyl Sokoli edicionin e kaluar e udhëhoqi Ferizajn drejt kthimit në Superligë. Ferizaj nuk llogaritet në mesin e pretendentëve për titull, por skuadra e re e Sokolit, Llapi, po. Sokoli, që llogaritet prej trajnerëve më të suksesshëm në vend, është i vetmi emër i ri në mesin e trajnerëve të skuadrave pretendente për titull.

Sipas njohësve të futbollit, kandidatë për të fituar titullin në edicionin e ri të kampionatit të Kosovës janë Prishtina, Drita, Ferronikeli, Llapi e Trepça ’89. Prishtina ka vazhduar me Mirel Josën, kampionia Drita me Bekim Isufin, Ferronikeli me Sulejman Starovën, ndërsa Trepça ’89 me Gugash Maganin. Sokoli te Llapi në postin e trajnerit e zëvendësoi Tahir Batatinën, që mori postin e drejtorit të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Edicioni i ri i kampionatit të Kosovës në futboll nis të shtunën, ndërsa pritjet e Sokolit janë të mëdha prej tij. Ai është mjaftueshëm gjatë në futbollin kosovar sa për të prognozuar saktë një edicion të suksesshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme