Paredes: Gabova që refuzova Juventusin

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Leandro Paredes zbulon se ai gati u bashkua me Juventusin, për tu bërë trashëgimtar i Andrea Pirlos, por thotë se gaboi që refuzoi këtë ofertë. 

Mesfushori aktual i Paris Saint-Germain nuk është i huaj për Serie A, pasi ka luajtur tashmë për Empolin dhe Romën.

Ai mund të ishte bashkuar me një tjetër skuadër të Serie A edhe më herët, siç ka treguar vetëm për gazetën argjentinase Ole.

“Kur Juventus hyri në garë për të më blerë në vitin 2011, drejtori sportiv donte që unë të luaja si një mesfushor krijues, si pasardhës i Andrea Pirlos”.

“Unë i thashë se ishte i çmendur. Në fund, unë qëndrova te Boca. Në atë kohë mendoja se nuk do të luaja kurrë atë lloj roli në mesfushë, por ky ishte një gabim”, deklaroi Paredes. 

Të ngjashme