Paredes zyrtarizohet nesër tek skuadra e re

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 13:04 | Nga

Leandro Paredes ka vendosur largimin nga Roma.

Mesfushori argjentinas është pajtuar me kushtet e ofruar nga Zenit St Petersburg dhe kësisoj ka pranuar transferimin në Rusi.

Edhe klubi italian, Roma ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurove nga Zeniti për reprezentuesin e Argjentinës.

Paredes nesër (e shtune) do të jetë në Shën Petersburg ku do t’i kryej vizitat mjekësore tek klubi i ri.

Pas vizitave mjekësore do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Zenitit.

Para se të pranonte ofertën e rusëve, Paredes u kërkua nga skuadra të mëdha evropiane.

Juventus, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Manchester City e kërkuan ish-anëtarin e Boca Juniorsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme