Parisi i premton Sandros 4.5 milionë euro në vit

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 09:54 | Nga

Alex Sandro do të fitojë pagë dyfish më të madhe te Paris Saint-Germaini nëse transferohet te klubi francez, por mbeten dhjetë milionë dollarë mes ofertës së skuadrës franceze dhe asaj që kërkon Juve për brazilianin, raporton “Calciomercato.com” të hënën, transmeton “Koha Datore”.

Sandro është pajtuar për një kontratë katërvjeçare me Parisin me vlerë 4.5 milionë eurosh në vit, që është dukshëm më e madhe se ajo 1.7 milionë euro në vit sa merr te Juventusi.

Parisi ka bërë ofertë 40 milionë euro te Juventusi, mirëpo krerët e klubit torinez kërkojnë 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme