Park ka inspiruar shumë koreanë me të artën e saj në Rio

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Mund të ketë qenë ora 2:08 e mëngjesit në Korenë e Jugut, kur Inbee Park fitoi të artën olimpike në “Rio 2016”, por asnjë nuk ishte duke fjetur në vendlindje.

Tri televizione nacionale po bënin transmetim të drejtpërdrejtë të garës dhe nga fëmijët e deri te gjyshërit, gjithë vendi ishte i përqendruar te golfistja, transmeton Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

Golfistja Inbee Park gjatë ka qenë një titane e sportit të saj. Koreania arriti në Rio de Janeiro pas rikthimit të sportit në programin olimpik pas një mungese 112 vjeçare, si fituese e shtatëfishtë e turneve të mëdhenj dhe numër një në botë.

Ajo kishte fituar tre tituj të mëdhenj rresht në vitin 2013 dhe kompletoi fitimin e gjithë titujve të mëdhenj në vitin 2015. Ishin arritje masive për një vend që gëzon suksese në golf të femrave.

Por absolutisht asgjë nuk e kishte përgatitur Parkun se çfarë buje do të bënte te bashkëkombësit e saj fitimi i medaljes së artë olimpike.

“Unë ende e mbaj në mend sikur të ishte dje. Në ditën që fluturova në Kore pas fitimit të medaljes së artë në Rio de Janeiro, ishte çmenduri. Kurrë nuk kisha parë aq shumë media dhe aq shumë njerëz duke më pritur në aeroport. Ishte diçka tjetër. Unë nuk jam person që befasohet nga gjërat, por ajo përvojë më dukej joreale. Unë e kuptova se kisha fituar medaljen e artë për gjithë shtetin e jo vetëm për vete”, ka deklaruar Park.

Agjencia nacionale e lajmeve e Koresë “Yonhap”, raportoi se raundi i fundit i Parkut në Lojërat Olimpike në Rio kishte qenë dukshëm ngjarja më e shikuar e golfit në histori të vendit. është një arritje e madhe në një vend ku 6.36 milionë persona, nga një popullatë rreth 50 milionë banorë, luajnë golf, sipas shifrave të nxjerra nga Ascoacioni i Golfit i Koresë në vitin 2018.

“Nuk është vërtet befasuese të di se ishte ngjarja më e shikuar në golf ndonjëherë, pasi e di se sa shumë vëmendje kishim disa muaj para Lojërave Olimpike. Disi e dija se do të jetë çmenduri në shtëpi, pasi ka shumë pasion për Lojërat Olimpike dhe olimpistët, veçanërisht për golfin e femrave. Asnjë sport tjetër nuk ka këtë vëmendje; jemi shumë krenarë dhe e vlerësojmë këtë”, thotë Park. “E mbaj në mend se sa e emocionuar isha kur njoftuan se golfi do të kthehet në programin olimpik dhe sa entuziazmuese ishte për vendin”.

Buja e madhe e krijuar me fitimin e së artës olimpike

Parku është e famshme në botën e golfit profesionist, e palëkundshme. Por edhe për të presioni para Lojërave Olimpike të vitit 2016 në Rio ishte disi si ngufatës..

Të ngjashme