Parma siguron Darmianin

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, Matteo Darmian është përforcimi më i ri i ekipit të Parmas që këtë edicion është rikthyer në Serie, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Darmian te Parma është transferuar nga Manchester Unitedi për dy milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë katërvjeçare. Darmian prej verës së vitit 2015 ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, por edicionin e fundit ka regjistuar vetëm gjashtë ndeshje në Premier League.

29-vjeçari, që ka edhe 36 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë, gjatë karrierës ka luajtur edhe te ekipet tjera italiane si Torino, Palermo, Milan e Padova.

Të ngjashme