Partizani kualifikohet në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 09:27 | Nga

Skuadra e Partizanit është kualifikuar në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar skuadrën hungareze Ferencvaros.

Të dy ndeshjet në Shqipëri dhe Hungari kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa shqiptarët ishin shumë më të suksesshëm në penallti.

Ferencvaros nga katër penallti ka shënuar vetëm një duke humbur tre, ndërsa lojtarët e Partizanit kanë shënuar 3 herë nga katër gjuajtje.

Të ngjashme