Pas 74 viteve, ekipi anglez rikthehet në Premierligë

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Pas 74 viteve, ekipi i Brentford ka gjetur rrugën e rikthimit në elitën e futbollit anglez.

Brentford e mposhti Swansean në play-off me rezultat 2:0 për të siguruar promovimin në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Golat për Brentford i shënuan Toney nga penalltia në minutën e 10-të dhe Marcondes në të 20-tën në ndeshjen që u luajt në “Wembley” dhe në praninë e një numri të reduktuar të tifozëve.

Kështu, Brentford rikthehet në elitë pas 74 viteve, ndërsa Swansea do të duhet ta kërkojë promovimin në edicionin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme