Pas acarimit me Sarrin, vjen reagimi i Ronaldos

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Crisitano Ronaldo kishte një moment të hidhur mbrëmë në përballjen ndaj Milanit.

Juventusi fitoi me shumë mund ndaj Rossonerëve me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Paulo Dybala.

Maurizio Sarri kishte vendosur që në minutën e 55-të ta largonte yllin portugez dhe në vend ta fuste sulmuesin argjentinas që e shënoi golin e fitores (77’).

Por, në momentin që po përfundohej zëvendësimi, Ronaldo ishte i nervozuar me këtë vendim të trajnerit dhe kishte shkuar direkt në zhveshtore, më pas për t’u larguar nga stadiumi.

Duket se e gjithë situata ka kaluar e qetë dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë është shprehur i lumtur me fitoren.

”Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme