Pas çdo humbjeje Prishtinës po i rriten shpresat

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 10:10 | Nga

Kampionia në fuqi, Sigal Prishtina, është pranë shkurorëzimit, por zyrtarë të saj insistojnë se ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit të kampionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina ka humbur dy ndeshjet e para të serisë finale të plejofit përballë Bashkimit. Skuadrës prizrenase i duhet edhe një fitore për të fituar titullin e parë në histori të klubit dhe këtë ka mundësi ta arrijë të shtunën në ndeshjen e tretë të serisë që luhet në kryeqytet, shkruan sot Koha Ditore.

Te Sigali refuzojnë të dorëzohen dhe madje thonë se serinë do ta çojnë në pesë ndeshje, e cila do të luhej në Prishtinë. Por kjo ndeshje ka mundësi të mos vijë fare.

Zyrtarët e skuadrës bardhekaltër pranojnë se largimi i të huajve ka ulur nivelin e cilësisë në skuadër. Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, thotë se kjo është bërë për dy arsye: për shkak të cilësisë së dobët të ligës dhe për të kursyer buxhetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme