Pas eliminimit, nisin largimet nga Gjermania

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 23:00 | Nga

Pas humbjes turpëruese të Gjermanisë përballë Koresë së Jugut, dhe eliminimit që në grupe, çka ndodhte vetëm para 80 vitesh, kanë filluar dhe largimet e para nga kombëtarja.

Turko-gjermani Mesut Ozil, i ka dhënë lamtumirën kombëtares Gjermane sot, pas 2 ndeshjeve zhgënjyese që zhvilloi me ‘Manchafti-in’.

Ndërkohë që pritet që pas kësaj ndeshjeje edhe futbollistë të tjerë ti japin lamtumirën skuadrës, pasi siç është bërë e ditur nga federata do të ketë spastrime.

Të ngjashme