Pas Hazardit, Sarri kritikohet edhe nga Kovaçiq: Stërvitjet e tij ishin monotone

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic ka pranuar se nuk ishte tifoz i stërvitjeve të ish-trajnerit të tyre, Maurizio Sarri.

Kroati i Bluve nënshkroi në mënyrë të përhershme gjatë verës, pasi kaloi sezonin nën urdhrat e Sarrit si huazim nga Real Madridi.

Kovacic beson se ai është ‘ngjallë’ këtë sezon për shkak të mënyrës sesi trajnon Frank Lampard lojtarët, ndërsa nuk ka fjalë të mira për ish-trajnerin italian.

“Kam ardhur te Chelsea nën urdhrat e Sarrit, por duhet të them që Lampard është një menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Kovacic për FourFourTwo.

“Ai e ka mbajtur në personalitetin e tij si trajner karakterin që kishte si lojtar, i cili na ka frymëzuar të gjithë neve”.

“Ai angazhohet për gjithçka që ka. Trajnimi është gjithmonë sfidues dhe i ndryshëm nga sezoni i kaluar”.

“Ky është ndoshta dallimi kryesor midis Lampardit dhe Sarrit, i cili e bëri konceptin e trajnimit mjaft monoton”.

“Kishte shumë seanca të ngjashme stërvitore me fokus përgatitjen taktike”.

“Zidane ishte i ngjashëm me mënyrën se stërvit Frank Lampard dhe qasjet e tyre vërtet i përshtaten”, përfundoi ylli kroat. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme