Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Gentjan Mezani nuk është më trajner i Gjilanit.

Trajneri nga Shqipëria e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes me përmbysje në derbi nga Drita fundjavën që shkoi.

Kryesia e klubit është mbledhur sot dhe ka vendosur ta aprovojë vendimin e Mezanit, i cili me këtë rast nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik të “Skifterave”.

Gjilani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Superligës dhe është larg rezultateve që i kishte arritur sezonin e kaluar, kur përfundoi si nënkampion, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, ky ekip gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë, duke i regjistruar 6 fitore, 5 barazime e 3 humbje pas 14 ndeshjesh të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme